LAJMI I FUNDIT:

Bashkëlojtarët e Al Ittihad këndojnë emrin e tij, Benzema shihet i bezdisur dhe shumë i palumtur

Bashkëlojtarët e Al Ittihad këndojnë emrin e tij, Benzema shihet i bezdisur dhe shumë i palumtur

Karim Benzema u shfaq dukshëm i palumtur dhe pa disponim teksa shokët e tij të skuadrës të Al Ittihad brohorisnin emrin e tij gjatë një udhëtimi me autobus.

Muajin e kaluar, fituesi i Topit të Artë, Benzema i dha fund një periudhe 14-vjeçare në Real Madrid për t’iu bashkuar kampionëve të Arabisë Saudite në një marrëveshje fitimprurëse tre-vjeçare.

35-vjeçari fitoi 25 trofe, duke përfshirë pesë Liga të Kampionëve dhe katër La Liga me Los Blancos, duke shënuar 354 gola për klubin, i dyti pas Cristiano Ronaldos me më shumë gola në histori.


Benzema përmendi dëshirën për të jetuar në një vend mysliman si një arsye për të bërë këtë lëvizje, megjithatë, paga që ai po merr do të kishte qenë gjithashtu një faktor motivues.

Benzema për Arabinë Saudite: Është një vend mysliman dhe për mua është e rëndësishme
Lexo po ashtu Benzema për Arabinë Saudite: Është një vend mysliman dhe për mua është e rëndësishme

Reprezentuesi francez dyshohet se do të fitojë 200 milionë funte në sezon në Al Ittihad, i cili është një nga katër klubet kryesore të Arabisë Saudite që do të merren nga Fondi i Investimeve Publike të vendit.

Në të vërtetë, kontrata e Benzemas e sheh atë të fitojë rreth 6 funte në sekondë.

Benzema i ‘bezdisur’ nga shokët e skuadrës

Janë shfaqur pamjet e shokëve të skuadrës së Benzemas duke kënduar sulmuesin e tyre të ri me një brohoritje në autobusin e ekipit.

Siç shihet në videon më poshtë, sulmuesi, i cili është ulur në pjesën e pasme të autobusit me kufjet e tij ende në vesh, mban një bezdisje në fytyrë teksa lojtarët e Al Ittihad i këndojnë me entuziazëm yllit të tyre.

Benzema më pas bashkohet, duke duartrokitur pa entuziazëm, duke nxitur përgjigje gazmore në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori