LAJMI I FUNDIT:

“Bashkëjetesë me natyrën”, nisma vendore dhe të huaja për mbrojtjen e ambientit në Maqedoni (Video)

“Bashkëjetesë me natyrën”, nisma vendore dhe të huaja për mbrojtjen e ambientit në Maqedoni (Video)

Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe disa kompani dhe institucione vendore, u angazhuan në një projekt të përbashkët për ruajtjen e natyrës në Maqedoni dhe në zhvillimin e ekonomive lokale, me ç’rast sot i promovuan tre video klipe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Videoja “Prodhimi i qëndrueshëm i orizit” promovoi një qasje të re në prodhimtari i cili do të mundësojë ulje të ndikimeve negative ndaj bio-diversitetit dhe ambientit jetësor. Klipi për “Bletarinë” shfaqi një tregim të suksesshëm për themelimin në Maqedoninë lindore të 18 koshereve të bletëve dhe për punësimin e po aq personave që merren me bletari, njofton TV21.


“I gjithë rajoni lindor i cili përbëhet prej 11 komunave u përfshi aktivisht në punën e deritashme rajonale dhe lokale. Të gjithë angazhohemi që fillimisht t’i adresojmë çështjet dhe t’i zgjedhim bashkërisht në përputhje me zhvillimin ekonomik lokal që është prioritet yni kryesor”, tha Ratko Dimitrovski, Kryetar i Rajonit Malor Lindor.

Realiteti në Maqedoni tregon një pasqyrë tjetër. Natyra është e ndotur ndërsa vetëdija e njerëzve për ruajtjen e saj është e ulët. Madje edhe shëtitoret që shfrytëzohen prej njerëzve që jetojnë në ambiente urbane, shpesh janë përplot me mbeturina. Projekte si ky i sotmi, të mbështetura nga qeveritë dhe institucionet e huaja, ka pasur edhe më parë, por shumë pak nga kjo është e dukshme kur dilet në natyrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori