LAJMI I FUNDIT:

Bashkatdhetarët nisen drejt Kosovës, pritje deri në tri orë në pikat kufitare

Bashkatdhetarët nisen drejt Kosovës, pritje deri në tri orë në pikat kufitare
Foto: Ilustrim

Bashkatdhetarë të shumtë ia kanë mësy Kosovës këtyre ditëve, e kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata në vendkalimet kufitare.

Kolonat më të gjata janë krijuar në pikat kufitare të cilat lidhin Kosovën me Serbinë. Në Merdare kolonat arrijnë deri në 1 mijë e 500 metra, për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, bashkatdhetarët duhet të presin deri në tri orë, shkruan Telegrafi.


Po ashtu në Muçibabë kolonat janë deri në 1 mijë e 200 metra, kurse tek Dheu i Bardhë duhet pritur deri në 40 minuta për të hyrë brenda Kosovës.

Në të dhënat e fundit të publikuar në ora 09:00 nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, bëhet e ditur se vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim, dalja dhe hyra mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Gjithashtu, Qendra Kombëtarë për Menaxhim Kufitar bën të ditur se të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.

 

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi duke klikuar KËTU./Telegrafi/