LAJMI I FUNDIT:

Basha: Vetting për politikanët ose mobilizim qytetar

Basha: Vetting për politikanët ose mobilizim qytetar

Nëse nuk çlirohet politika nga krimi nëpërmjet ligjit të vettingut për politikanët, atëherë do flasin qytetarët dhe opozita, deklaroi sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e opozitës parlamentare të zhvilluar në Vlorë.

Duke folur për lidhjen e politikës me krimin, Basha tha se “ne ndodhemi në një emergjencë kombëtare ku nuk ka më shtet, ku shteti ka rënë, ku nuk ka më gjykata dhe prokuroria ka rënë”.


“Cili është roli i opozitës? Çfarë mund të bëjmë ne duke u kthye në Kuvendin e Shqipërinë në këto kushte ?! Cili është roli i qytetarëve kur parlamentin e kanë marrë peng një tufë banditësh. Në bindjen time me të thellë është çlirimi i parlamenti nga i uzurpuar nga kriminelet për mes mobilizimit qytetar, është rekursi i vetëm”, thekson Basha.

Ne jemi në emergjencë kombëtare, tha Basha, duke vijuar se “ne shprehim bindjen tonë për vetingun në politikë që është mënyra kushtetuese dhe ligjore për të larguar nga parlamenti politikanët e lidhur me mafien, nga karriget e ministrave dhe zyrtarëve të lartë”.

“Është e qartë, që Edi Rama nuk e do vettingun për politikanë dhe do të bëjë gjithçka për ta penguar. Arsyet janë të qarta, se me vettingun për politikanë asnjë nga krerët e shteti nuk mund të qëndrojë në karriget ku janë ulur. Sekreti i tyre nuk është as vizioni, as plani, as oferta, as alternative, as zgjidhja e problemeve të shqiptarëve, por marrëdhënia e tyre është me krimin, dhe në momentin që humbasin pushtetin me krimin, humbin pushtetin politik. Kjo është arsyeja pse refuzojnë vettingun politik”, argumenton ai.

Me tej, Basha tha se nuk do të ketë asnjë pakt, asnjë negociatë pa zgjidhur këtë çështje të siç është vettingu i politikanëve.

“Nuk do të ketë më asnjë reformë, asnjë pakt asnjë negociatë, asnjë bisedë pa zgjidhur këtë çështje themelore që është largimi i politikanëve të lidhur me krimin dhe nëse kjo nuk ndodh përmes shansit të fundit institucionalisht nëpërmjet ligjit të vettingut të politikanëve, atëherë është detyra e qytetarëve bashkë me opozitën e vendit të jap zgjidhje”, theksoi Basha.

Duke folur për platformën e opozitës, Basha tha se sot do të bëjmë diskutime rreth propozimit të dytë, sekuestrimin e pasurive të kompanive që kanë lidhur kontrata korruptive.

“Sot po kështu do t’i japi formë përfundimtarë platformës tonë për të shpëtuar drejtësinë nga kapja politike dhe për t’i dhënë vendi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për këtë do nisim konsultimet me qytetarët”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori