LAJMI I FUNDIT:

Basha-Selami, përballje para demokratëve të Shkodrës

Basha-Selami, përballje para demokratëve të Shkodrës

Kandidatët për kryetarë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ishin para demokratëve të Shkodrës, ku përveç analizës së tyre, morën edhe pyetje prej tyre.

Basha tha se deformimi i vullnetit të qytetarëve më 25 qershor nga paratë e bandave si dhe u shpreh se PD është sot bartëse e vlerave dhe e moralit e nuk do të bëjë kurrë pakt me krimin.


Ndërsa Selami vuri në dukje se partia do t’iu kthehet vlerave të saja dhe se do të hapë dialogun me shoqërinë civile dhe rininë për t’u rikthyer shpresat shqiptarëve.

“Kemi pushuar së funksionuari si Parti Demokratike. Jemi bërë vetëm partia e kryetarit. Jemi kthyer në atë kohën e vjetër të Partisë së Punës që po të ikë ky, duket sikur gjithçka merr fund. Jo. Do t’i rikthehemi edhe vlerave tona. Do t’i kthehemi qendrës tonë, filozofisë tonë të djathtë. Do të hapim një dialog jo vetëm brenda bazës tonë, por, edhe me shoqërinë civile. Edhe me rininë, e cila fatkeqësisht na ka braktisur. Hajde të hapim një debat të gjerë që t’u japim shpresë shqiptarëve”, tha Selami.

Ndërsa Basha tha se e Partia Demokratike e Shqipërisë nuk do të bëjë pakt me krimin për të ardhur në pushtet.

“Ne jemi vlerat dhe ata janë anti-vlerat, dhe kjo është bardhezi si asnjëherë në historinë njerëzore, kjo është bardhezi, nuk ka gri këtu në mes, nuk ka gri. Dhe kjo është një betejë që duhet dhe do të vazhdojë deri në fitore”, ka thënë Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori