LAJMI I FUNDIT:

Basha rikthehet në takimin me Metën e ambasadorët

Basha rikthehet në takimin me Metën e ambasadorët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është rikthyer në Kryesinë e Kuvendit, për të vijuar negociatat për reformën në drejtësi. I shoqëruar nga nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, Basha është futur në selinë e Kryesisë së Kuvendit, ku paradite nisi në takim mes kryeparlamentarit Meta, ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, dhe dy përfaqësuesve të PD-së.

Rikthimi i Bashës vjen pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, gjatë të cilës ai i njohur deputetët me negociatat./Shekulli/