Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për padinë që  kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka ngritur kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Basha e ka quajtur antikombëtare padinë ndaj Haradinajt.

“Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar antikombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës”, tha kreu i PD-së.

Rama padit Ramush Haradinajn lidhur me akuzat rreth shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Rama padit Ramush Haradinajn lidhur me akuzat rreth shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Më tej Basha ka thënë se veprimi i Ramës është i ulët dhe duhet të refuzohet.

“Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar,” shkruan Basha.

Haradinaj i reagon Ramës: Padia është plotësisht e pabazuar, sipas ligjit do të përgjigjem në afatet e përcaktuara ligjore Haradinaj i reagon Ramës: Padia është plotësisht e pabazuar, sipas ligjit do të përgjigjem në afatet e përcaktuara ligjore

Ndërkaq, padia e Ramës është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe përmban mbi 30 faqe.

Padia pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve dhe tash Edi Rama kërkon kompensim të dëmit./Telegrafi/