LAJMI I FUNDIT:

Basha: Është asgjësuar 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje

Basha: Është asgjësuar 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha në çadër se data 18 qershor është asgjësuar ligjërisht si një datë për zgjedhje.

“Është asgjësuar 18 qershori si një datë ligjore për zgjedhje në Republikën e Shqipërisë. Atë që kjo lëvizje e ka asgjësuar përmes lëvizjes demokratike dhe paqësore, atë që ju e keni asgjësuar politikisht mbrëmë në mesnatë, dy partitë duke mos dorëzuar listat e kanë asgjësuar dhe ligjërisht. Tellallët do të dalin sot me lloj-lloj interpretimesh se data nuk ishte dje, po sot. Fakti është se data ka skaduar, fakti është se nuk duan t’ia dinë as për ligj, as për kod zgjedhor dhe as për Kushtetutë”, tha Basha.


Basha tha se “pazari për të zgjedhur presidentin nuk është demokraci e vërtetë. “E dua demokracinë thotë presidenti i sapozgjedhur, dhe ja po e shijoj demokracinë. Po kjo nuk është demokracia e vërtetë. Pazari mbi shishet e verës që kushtojnë më shumë se pensionet e një qyteti të vogël, për të zgjedhur presidentin nuk është demokraci e vërtetë, nuk përfaqëson as vullnetin e popullit, as gjendjen kritike të përplasjes sociale dhe krizën politike në vend. Është thjesht dhe vetëm kapitulli i fundit i pazarit politik të republikës së vjetër, mekanizmit që ka mbajtur në këmbë e ka ushqyer tash 4 vite këtë komplot ekonomik. Ky është akti i fundit i teatrit me kukulla, i pazarit politik i modelit që mbajti në këmbë politikën e vjetër”, tha Basha më tej.

“Republika e vjetër po mbyll turpshëm ekzistencën e saj tashmë të papërballueshme dhe të padurueshme për qytetarët shqiptarë. Ilir meta e di këtë. Edhe Edi Rama edi këtë fare mirë. Ai më kot dhe i dëshpëruar u përpoq të thoshte dje se Ilir Meta është president më afër PD se partive të tjera. Le ti themi sot se për ne PD, dhe për gjithë qytetarët që na besojnë, Ilir Meta është vetëm afër pazarit të peshkut që është qelbur nga koka. Ndaj Edi Rama ta gëzosh t’i atë dhe peshkun e qelbur nga koka”, tha Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori