LAJMI I FUNDIT:

Basha: Dy rrugë për Ramën, para drejtësisë ose si Gruevski

Basha: Dy rrugë për Ramën, para drejtësisë ose si Gruevski
Albania’s main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina)

Lulzim Basha zgjodhi dy simbolika për të përmbyllur turin e tij të takimeve, që i paraprinë protestës së të shtunës. E para ishte ajo me studentët, para Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, si për të shënuar rebelimin studentor të dhjetorit të kaluar.

“Dita e nesërme është dita e rinisë shqiptare. Nesër shqiptarët do ta vendosin përpara dy alternativave: përpara drejtësisë, ose në azil politik t’i bashkohet Gruevskit”, tha Basha.

Simbolika e dytë e kryeopozitarit në Shqipëri  ishin banorët e “Unazës së re”, te të cilët shkoi në këmbë, i shoqëruar nga mbështetës të ndryshëm. 105 ditë protestë – sipas kryedemokratit, – treguan se qëndresa e bashkuar dha frytet e veta.


“Shikojini fytyrat e banorëve të Unazës, shtëpitë e tyre nuk arriti t’i prishte arroganti. Po bëhet gati t’ia mbathë. Nesër në Vlorë, pasnesër në azil. Ky është shembulli konkret i forcës që keni në duar”, tha Basha.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, qeveria është kapur duke vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe votat e tyre, arsye për të cilat do të duhej të ishte ndëshkuar nga drejtësia dhe vota, shkruan top-channel përcjellë Klan Kosova.

“Por këto dy shtylla përkohësisht kanë rënë. E vetmja shtyllë që nuk bie jeni ju, sovrani! Nesër, vetëm ju keni në dorë të diktoni një ndryshim. Ju mund, duhet dhe do ta ndryshoni. E vetmja gjë që duhet është të jemi bashkë, në protestën më të madhe popullore dhe QYTETARE që ka njohur Shqipëria”, theksoi Basha.

Përmes protestës së të shtunës, demokratët kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore, që do të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.