Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë sot se çështje nën hetim e impianteve të plehrave, të njohur si inceneratorët, në Shqipëri është vjedhja më e madhe e ndodhur në këto 30 vite.

Në një komunikim me gazetarët, Basha ka shtuar se mekanizmi i përdorur në këtë çështje është i denjë për skenarët e mafies, ku të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritarë, sekretari i kryeministrisë, drejtorë të rëndësishëm, deri te kryeministri Edi Rama.

Basha ka thënë gjithashtu se afera e inceneratorëve ndahet në tre grupime.

Grupimi i parë sipas tij janë qytetarët dhe PD që po mundohet të zbulojë këtë aferë.

Hetimi për impiantet e plehrave, Rama: Përfshirësit duhet të marrin ndëshkimin e merituar Hetimi për impiantet e plehrave, Rama: Përfshirësit duhet të marrin ndëshkimin e merituar

Në grupin e dytë ai futi Partinë Socialiste që po mundohet me çdo kush të mos zbulohet të dhëna, e në grupin e tretë ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij po bën opozitë për opozitën.

Në Shqipëri po kryhen dy hetime paralele për dyshime mbi abuzime fondesh dhe korrupsion në ndërtimin dhe operimin e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Hetimet por kryen nga një Komision Hetimor Parlamentar dhe nga Prokuroria e Posaçme, i njohur si SPAK. /Telegrafi/