Istanbul Basaksehiri ka fituar ndaj Manchester Unitedit me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin H në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë mposhtur nga klubi turk pas dy fitoreve radhazi në grup, ku mposhten PSG-në dhe RB Leipzigun.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Demba Ba (13’) dhe Edin Visca (40’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Anthony Martial (43’).

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i majtë i Unitedit, Luke Shaw, i cili u notua me 7.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Unitedit, Dean Henderson që u vlerësua me notë 5.6.

Basaksehir:

notat man utd e1604520498310

Man Utd:

notat man utd 1 e1604520526231

/Telegrafi/

telegrafi sport app