Mbrojtësi i Real Betisit, Marc Bartra është objektivi befasues i Real Madridit si përforcim i afatit kalimtar të janarit.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Borussia Dortmund.


Por, performancat e tij të mira me ekipin spanjoll kanë bërë që Bartra të rikthehet si objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Shefi i mediumit sportiv Okdiario, Eduardo Inda, ka folur për El Chiringuito de Jugones duke treguar të ardhmen e tij.

marc bartra e1541071457808

Sipas Indas, Real Madridi dëshiron të nënshkruaj me një qendërmbrojtës të ri gjatë afatit të janarit.

"Real Madridi është duke kërkuar një qendërmbrojtës të ri gjatë janarit".

"Lojtari më i pëlqyer është Marc Bartra", ka thënë Inda.

Inda gjithashtu shtoi se mbrojtësi i Stuttgartit, Benjamin Pavard, gjithashtu konsiderohet si opsion real. /Telegrafi/

telegrafi sport app