LAJMI I FUNDIT:

Barnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa çmimi real

Barnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa çmimi real

Në ditën e katërt të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”, është diskutuar për tenderët mjekësorë në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u tha se barnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa çmimi real i tyre, gjë që nënkupton humbje të mëdha.

Ministri Uran Ismaili, tha se qysh në javën e parë të punës së tij si ministër ka hasur në probleme të çmimeve të barnave, përkatësisht çmimeve të larta të tyre krahasuar me çmimin real.


Ismaili tha të mos jetë kundër bizneseve private, porse të gjithë duhet t’iu përmbahen rregullave. Për listën esenciale për të cilën flitet shumë, Ismaili tha se do të jetë Organizata Botërore e Shëndetësisë autoriteti kryesor në revitimin e produkteve.

Sipas tij, ky proces do të kërkoj disa muaj, ndërsa kriteret do të jenë specifike dhe gjithçka do të jetë transparente.

“Unë kam trashëguar një sistem i cili ka mungesë të madhe të barnave. Ministrat e mëhershme kanë menaxhuar një sistem të nënfinancuar. Financimi i shëndetësisë është i domosdoshëm. Kemi nevojë për investime në sektorin e shëndetësisë”, tha ai.

Ismaili tha se nga analizat preliminare për listën esenciale, diku rreth 30 barna mund të marrin 60-70 për qind të buxhetit, ndërsa shtoi se po shohin mundësi se si në ato barna të jenë më konkurrent.

Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane Richard Mei, u shpreh se është mirë që po diskutohen çështje kaq të rëndësishme, dhe se nga këto diskutime priten rezultate.

Përkundër asaj se disa operacione javëve të fundit janë anuluar për shkak të mungesës së barnave, Basri Sejdiu, ushtrues detyre i Shërbimit Spitalor të Kosovës mohoi që shëndetësia në Kosovë të jetë në kolaps./KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori