LAJMI I FUNDIT:

Barku po ju rritet sepse po përtypni gabimisht! Tri gjëra janë shpëtimtare për zorrët – kurse njëra heq kilogramët

Barku po ju rritet sepse po përtypni gabimisht! Tri gjëra janë shpëtimtare për zorrët – kurse njëra heq kilogramët

Me ndihmën e këtyre këshillave do të zgjidhni problemet me barkun!

Ata të cilët kanë probleme me tretjen, kapsllëkun dhe kanë zorrë nervoze, gazra dhe fryrje të barkut e dinë cilat janë ato probleme. Duke qenë se ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme, ato mund të krijojnë gjithashtu nervozizëm dhe stres.


Pos ushqimit dhe stresit, a e dini që edhe një imtësi e vogël, si p.sh. përtypja e gabueshme e ushqimit mund të krijojë probleme me barkun dhe zorrët, transmeton Telegrafi.

Nëse gëlltitni pjesë të mëdha ushqimi, dijeni që vetvetes i bëni dëm. Ato copëza të mëdha janë shumë më të rënda për tretje në traktin digjestiv dhe shumë lehtë shkaktojnë fryrje dhe gazra.

Ja disa këshilla se si të pengoni këto probleme:

1. Përtypni 20 herë

Procesi i tretjes fillon nga goja, prandaj mos u nxitoni, kënaquni me ushqimin dhe fusni në gojë copa më të vogla, ndërsa sipas këshillave të nutricionistëve më së miri është që të përtypni çdo kafshatë 20 herë.

Gjithashtu, duhet të shmangni përdorimin e telefonit dhe shikimin e televizorit, derisa jeni duke ngrënë, sepse në atë mënyrë vëmendja nuk ju fokusohet në ushqim, dhe më shpejt dhe më shumë do të hani seç do të keni nevojë. Vetvetiu edhe kilogramët grumbullohen!

2. Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë është i njohur për efektet e tij antiinflamatore – qetëson zorrët problematike, lehtëson gazrat dhe tretjen e keqe.

Për të bërë një pije me shafran të Indisë, vendosni një filxhan qumësht, 1 lugë çaji gjalpë kokosi ose vaj, 1/4 lugë e vogël çaji shafran i Indisë dhe 1 lugë çaji xhenxhefil të bluar në një blender dhe përzieni derisa të bashkohen mirë. Pastaj vlojeni dhe shërbejeni të ngrohtë. Shtoni mjaltë që ta ëmbëlsoni sipas dëshirës.

3. Kastraveci

Kastraveci është një artikull i fuqishëm për zorrët, sepse përmban kuercetinë e cila zvogëlon fryrjen. Mund ta pritni në feta për së gjati dhe kështu e hani si një meze të lehtë. Përveçse janë të shëndetshme, perimet krucifere janë gjithashtu një ndihmë e madhe për të gjithë ata që duan të humbin peshë.

4. Kopra

Një lugë çaji me fara kopër mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e gazrave, pasi ato janë plot me fibra dhe kanë veti antimikrobike. Thërrmoni disa herë farat e koprës për të çliruar aromën dhe vajrat, më pas vendosini farat e grimcuara në ujë të nxehtë dhe pijeni si çaj.

5. Ushtrimet dhe ecja

Pas darkës ose një vakti tjetër, një ilaç i shkëlqyer për fryrjen është shëtitje.

Në vend që të shkoni në shtrat menjëherë, shtrini këmbët dhe shtrirja është gjithashtu e mirëseardhur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori