Nicolo Barella ka vazhduar me formën e tij të shkëlqyer në kampionatin italian Serie A.

Mesfushori italian njihet si një futbollist që shënon gola të bukur dhe një të tillë e ka realizuar edhe sot.


Vetëm pas pesë minutave lojë, Barella shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë për t'i dhënë epërsinë Interit 0-1.

Ishte një gjuajtje shumë precize nga italiani që e la pa asnjë gjasë portierin Silvestri. /Telegrafi/