LAJMI I FUNDIT:

Bardhyl Canolli fiton garën në Gjakovë

Bardhyl Canolli fiton garën në Gjakovë

Bardhyl Canolli i Prishtina Racing Team është fitues i garës së parë në kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm. Gara e disiplinës rrethore u zhvillua në Gjakovë dhe u përcoll nga mijëra dashamirë të auto sportit.

“Sigurisht që jam i kënaqur për këtë fitore, pasi e nisa kampionatin e ri në mënyrën më të mirë. Mirëpo, për të arritur deri te fitorja nuk ka qenë e lehtë, pasi duhet theksuar se kam bërë investime të mëdha në veturë, ndërsa edhe konkurrenca sivjet është mjaft e fortë. Megjithatë, mua më pëlqejnë sfidat dhe besoj që edhe në garat e ardhshme do të kem rezultate të mira”, ka thënë Canolli pas përfundimit të garës, për të cilin duhet theksuar se vetëm në pushimin ndërmjet dy kampionateve i ka investuar mbi gjashtëmijë euro në veturën e tij.


Ai në cak arriti për kohën 2.41.215 minuta. Konkurrenca ka qenë e fortë pothuaj në të gjitha kategoritë, sepse pas pranimit të FASK-ut në FIA, automobilistët tanë kanë bërë gjithçka që është në mundësitë e tyre për t’u prezantuar sa më mirë.

Në fakt edhe vetë gara pati risi në krahasim me kampionatin e kaluar, pasi kategorizimi i veturave ka pësuar ndryshime dhe tani është plotësisht në përputhje me rregullat e FIA-s. Edhe zyrtarët e FASK-ut janë shprehur të kënaqur me rrjedhën e garës, e cila përfundoi pa asnjë incident.

Rezultatet:

Klasa e parë:

  1. Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 2.59:248
  2. Refki Jakupi (Yugo – Prizreni D&G) +03.834
  3. Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +06.401

Klasa e dytë:

  1. Alban Berisha (Suzuki – Prizeni D&G) 2.52:713
  2. Korab Bajraktari (Peugeot – Ferizaj) +00.286
  3. Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +10.871

Klasa e tretë:

  1. Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) 3.05:073
  2. Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) +00.220
  3. Gazmend Kadriu (Suzuki – Ferizaj) +01.084

Klasa e katërt:

  1. Gaspër Kaqinari (Yugo – HCR Gjakova) 2.50:228
  2. Henri Manushi (Honda – DDA) + 00.673
  3. Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) +03.183

Klasa e pestë:

  1. Faton Rama (Renault – Prishtina RT) 2.45:849
  2. Milot Shaqiri (Peugeot – HCR Gjakova) +10.044
  3. Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +20.107

Klasa e gjashtë:

  1. Burim Asllani (Peugeot – Ferizaj) 2.52:666
  2. Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +07.626

Klasa e shtatë:

  1. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 2.44.601
  2. Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +10.269
  3. Art Gjoka (Seat – Gjakova 137) +10.881

Kategoria e tetë:

  1. Visar Mullazenuni (Golf – Gjakova 137) 2.52:281
  2. Besart Pruthi (Omega – Gjakova 137) +09.362

Kategoria e nëntë:

  1. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 2.41:215
  2. Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +02.903
  3. Shpëtim Jashari (Audi – Ferizaj) +04.981

Plasmani i përgjithshëm:

  1. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 2.41:215
  2. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 2.44.601
  3. Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +02.903