LAJMI I FUNDIT:

Deri tani të vaksinuar në nivel vendi afër 130 mijë persona

Deri tani të vaksinuar në nivel vendi afër 130 mijë persona
Foto: Arkiv

Vetëm në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë gjatë paradites së të premten janë vaksinuar mbi 600 qytetarë, kurse në nivel vendi janë rreth 3.300 persona të cilët morën vaksinën kundër COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për media, koordinatori i Qendrës “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Sipas tij, totali i përgjithshëm i dozave të dhëna në nivel vendi janë 129.200 mijë vaksina antiCOVIDF-19.

“Edhe sot në sallën ‘1 Tetori’ është duke vazhduar procesi i vaksinimit anti-COVID-19. Aktualisht që po flasim sot janë vaksinuar mbi 600 persona në sallën 1 Tetori, ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit kemi mbi 3.300 doza të dhëna. Ndërsa totali i përgjithshëm i dozave të dhëna që ne po flasim në nivel vendi është 129.200 mijë vaksina. Kjo është situata aktuale e procesit të vaksinimit në nivel të Kosovës. Vaksina ka mjaftueshëm, mjafton që të kemi interesin e qytetarëve që të aplikojnë online, në e-Kosova”, tha ai.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 184, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,186.

Në njoftimin e MSH bëhet e ditur se që nga fillimi i pandemisë 2,250 persona nuk kanë arritur t’i përballojnë COVID-19.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori