Artisti nga Kumanova, Bardhyl Idrizi - Bardhi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ai tregon se po vjen me një bashkëpunim dhe këtë herë ka bashkuar forcat me një artiste të re të quajtur, Alketa.


Projekti i dyshes është në realizim dhe së shpejti pritet të finalizohet edhe videoklipi.

Bardhyl Bardhi (Foto: Instagram)

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi krahas postimit ku shfaq një nga skenat e klipit.

Alketa po ashtu është pjesë e SBS Entertainment, të cilët qëndrojnë prapa projekteve të suksesshme të Bardhit.

Edhe ky duet i tyre besohet se do shndërrohet në hit dhe se do pëlqehet nga publiku.

Bardhi këtë verë ka qenë ndër artistët më të kërkuar në mbrëmje e koncerte muzikore. /Telegrafi/