LAJMI I FUNDIT:

Barcelona tri blerje tashmë i ka kryer dhe atë pa paguar asnjë euro

Barcelona tri blerje tashmë i ka kryer dhe atë pa paguar asnjë euro

Barcelona nuk po humb kohë dhe po përgatitet për sezonin 2022/23 pasi klubi katalanas shpreson të kthehet në garën për titull pas një viti zhgënjyes këtë sezon, dhe tashmë praktikisht ka mbyllur tre nënshkrime.

Edhe një herë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, synon nënshkrimet e lojtarëve të lirë. Andreas Christensen dhe Franck Kessie, kanë ranë dakord që të bashkohen me gjigantët spanjollë pasi kontratat e tyre të skadojnë me Chelsean dhe AC Milan më 30 qershor.

Lojtari i tretë është Noussair Mazraoui, mbrojtësi i djathtë i Ajaxit që gjithashtu është i disponueshëm si lojtar i lirë.


Kjo marrëveshje është pothuajse e finalizuar, por do të ketë ende edhe disa negociata të vogla përpara se të arrihet një marrëveshje e plotë.

Laporta po ndjek standardin e vendosur verën e kaluar kur mori lojtarë si Eric Garcia, Memphis Depay dhe Sergio Aguero, të gjithë erdhën pas asnjë kosto blerje.

Paga dhe tarifat e agjentëve: Zbulohen detajet e kontratës së Kessie me Barcelonën
Lexo po ashtu Paga dhe tarifat e agjentëve: Zbulohen detajet e kontratës së Kessie me Barcelonën

Dani Alves po ashtu erdhi në janar pa ndonjë tarifë transferimi.

Nënshkrimi i Kessie shihet të jetë një goditje e madhe për Barcelonën për faktin se ai kishte marrë oferta nga klubet e Ligës Premier, të cilët ishin të përgatitur të ofronin një pagë më të lartë se shuma që ai do të fitonte në “Camp Nou”.

Mesfushori do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Los Cules dhe do të shtojë një element fizik dhe teknikë në mesfushën Blaugrana. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori