Barcelona po humbet shpresat për transferimin e Nico Williams

Barcelona nuk është më e sigurt për transferimin e Nico Williams nga Athletic Club, pavarësisht se lojtari ka shprehur dëshirën për t'u bashkuar me klubin katalanas.
Ndërhyrja e agjentit të tij, Felix Tainta, ka ndërlikuar situatën, pasi ai ka kërkuar garanci që Barcelona mund ta regjistrojë futbollistin, duke bllokuar kështu marrëveshjen.
Barcelona kishte planifikuar të paguante klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh, por për shkak të kufizimeve financiare dhe tejkalimit të kufirit të pagave, klubi nuk është në gjendje të finalizojë transferimin.
Sipas "Marca", optimizmi i mëparshëm është zbehur, dhe brenda klubit ka frikë se marrëveshja mund të dështojë.
Ndërkohë, Bayern Munich është futur në garë me një ofertë serioze dhe premtim për të paguar klauzolën.
Megjithatë, Williams i ka pezulluar bisedimet me gjermanët, duke e bërë Barcelonën prioritetin e tij.
Të gjitha palët synojnë ta zgjidhin çështjen para 9 korrikut, kur Athletic rikthehet në stërvitje. Por për momentin, marrëveshja është në rrezik të madh. /Telegrafi/



















































