LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i ka bërë me dije Manchester Unitedit se ata nuk do të plotësojnë kërkesat e tyre për të paguar 60 milionë euro për Mason Greenwood, sipas raportimeve në Spanjë.

Greenwood iu bashkua Getafes në formë huazimi nga United, pasi 22-vjeçari vendosi të largohej nga ‘Old Trafford’ në orët e fundit të afatit kalimtar veror.

Më herët gjatë kësaj jave, drejtuesit e të ekipeve u takuan së bashku në Barcelonë për të diskutuar një transferim të mundshëm të anglezit tek blaugranasit.


Sipas Mundo Deportivo, United ka mbajtur bisedime rreth një marrëveshje të re për Greenwood dhe dëshironin të zhduknin interesimin e Barcelonës.

Sidoqoftë, raporti shton se Barcelona e ka bërë të qartë se nuk do të plotësojnë kërkesat e United, pasi klubi anglez kërkoi një shumë mes 40-60 milionë eurosh për kartonin e Greenwoodit.

Barcelona në bisedime për transferimin e Greenwood? Deco takohet me drejtorin sportiv të Man Utd
Lexo po ashtu Barcelona në bisedime për transferimin e Greenwood? Deco takohet me drejtorin sportiv të Man Utd

Besohet se çmimi i kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’ tejkalon buxhetin e Barcelonës, ani pse gjiganti spanjoll tash e sa kohë ka përcjellur progresin e Greenwoodit tek Getafe.

Aksionari i ri i United, Sir Jim Ratcliffe, tashmë e ka lënë derën të hapur për rikthimin e tij në skuadër dhe ka thënë se një vendim i ri për të ardhmen e sulmuesit do të merret së shpejti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori