Barcelona është alarmuar nga një klub i madh që luan në Ligën e Kampionëve, pasi është duke u përpjekur të nënshkruajë me shënjestrën e tyre - Joao Cancelo.

Sipas asaj që raporton Toni Juanmarti, identiteti i asaj skuadre është Bayern Munich.


Cancelo ka luajtur tashmë një gjysmë sezoni në formë huazimi te skuadra gjermane, pasi u përplas me Pep Guardiolën para se të mbyllej afati kalimtar.

Barcelona ka arritur një marrëveshje personale me Cancelon që nga e enjtja, por marrëveshja është ngadalësuar deri në ditën e fundit të transferimit nga kufizimet e Fair Play-it Financiar.

Bayern mund të përpiqet të tundojë lojtarin pasi paratë nuk do të jenë problem për kampionët e Gjermanisë.

Ata duan ta rikthejnë atë në Allianz Arena, ndërsa Manchester City synon ta shesë atë përfundimisht.

Barcelona ka ofruar vetëm huazim me opsion blerje në fund të edicionit, derisa kampioni i Bundesligës mundtë bind Cityn me një tarifë fikse të transferimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app