LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit këtë verë në rast se Sporting Lisbona pranon shitjen e Francisco Trincaos para fillimit të sezonit 2025/2026. 

Reprezentuesi portugez ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit që prej se iu bashkua klubit në mënyrë të përhershme, duke fituar kampionatin në vitin 2024. 

Vlera e tij në treg po vazhdon të rritet me kontratën që i skadon në vitin 2026, por asnjë progres nuk është bërë sa i përket një rinovimi të mundshëm në kryeqytetin portugez. 


Arsyeja pse Trincao po lidhet me një largim është për shkak të interesimit nga Anglia, atje ku Manchester United dhe Manchester City janë në garë për nënshkrimin e tij. 

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin
Lexo po ashtu Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

City ka një avantazh në garë sipas raportimit nga mediumi lokal “A Bola”, si pjesë e planeve ambicioze të Pep Guardiolës për ta rindërtuar skuadrën në fund të këtij sezoni. 

Transferimi i Trincaos tek Lisbona nga Barcelona erdhi pas një aventure si huazim mes dy klubeve si pjesë e një marrëveshje të vlefshme prej 7 milionë eurosh, por Barcelona mban 50 për qind të kartonit të tij për çdo largim të mundshëm. 

City dhe United janë po ashtu të interesuar edhe për Viktor Gyokeres, por Sporting Lisbona pritet të kërkojë një shumë prej 100 milionë eurosh për ta konsideruar shitjen e tij. 

Blaugranasit nuk do të kenë një rol aktiv në bisedimet mes klubeve të interesuara për 25-vjeçarin, por padyshim do ta përcjellin situatën e tij me interesim./Telegrafi/