Barcelona regjistroi një fitore të thellë 6-1 ndaj Olympiacos Piraeus në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke treguar dominim të plotë në fushë.

Golin e parë e shënoi Fermin Lopez në minutën e 7-të, pas një devijimi të mbrojtësve, ndërsa ai shënoi edhe golin e dytë në minutën e 39-të me një gjuajtje të bukur brenda zonës.


Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa grekët e nisën më mirë të dytën.

Olympiacos fitoi penallti, pas një tollovie, ku një gol u anulua nga VAR, por në të njëjtin aksion kishte një prekje me dorë në zonë. Ayoub El Kaabi ishte i saktë për 2-1.

Lamine Yamal iu kthye golit, ku realizoi penalltinë në minutën e 68-të, duke rritur epërsinë në 3-1.

Marcus Rashford shënoi pas asistimit të Alejandro Balde në golin e katërt në minutën e 74-të, ndërsa Roony Bardghji asistoi për golin e pestë të Fermin Lopez në minutën e 76-të.

Marcus Rashford vulosi rezultatin final 6-1 në minutën e 79-të me një goditje të bukur nga skaji i zonës.

Barcelona tregoi kreativitet dhe saktësi në finalizim, me Marcus Rashford dhe Fermin Lopez si protagonistë kryesorë, ndërsa Olympiacos pati vetëm momente të shkurtra rreziku.

Kjo fitore i jep Barcelonës një pozitë të fortë në fazën e ligës me 6 pikë nga tri ndeshje. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app