Barcelona thuhet se ka mposhtur Manchester Cityn në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë të Juventusit, Joao Cancelo.

Cancelo duket se është vendosur për transferimin te City, por ata aktualisht po finalizojnë transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Rodri Hernandez.


Për më tepër, kampionët anglezë ende nuk e kanë plotësuar çmimin prej 60 milionë eurosh të kërkuar nga Juventusi, me bardhezinjtë që nuk janë të përgatitur për të marrë Danilion si pjesë e shkëmbimit.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, kjo situatë ia ka hapur derën Barçës, që mund të humbasë portugezin Nelson Semedo, i cili mund të kaloj te Atletico Madridi.

Cancelo Ajax Cancelo pëlqehet shumë nga City dhe Bayern Munichu (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Katalunasit gjithashtu kanë qenë të lidhur me rikthimin e Dani Alvesit, ish-mbrojtësi i Juventusit, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain.

La Gazzetta i bashkohet gazetarit Gianluca Di Marzio në pretendimin se Zonja e Vjetër mund të zëvendësoj Cancelon me Matteo Darmian të Manchester Unitedit. /Telegrafi/

telegrafi sport app