Barcelona është duke e bërë gati listën për Krishtlindje, një shitje e detyruar dhe blerjet që mund të jenë të shumta (Foto)
Barcelona në verë erdhi me blerjet e Nelson Semedos dhe Paulinhos, por nuk arriti të marr një yll të madh ashtu siç pritën tifozët.
Humbja e Neymarit dhe mos arritje e blerjes së njërit mes Marco Verratti dhe Philippe Coutinho, Blaugrana morën shumë kritika nga tifozët.
Klubi dëshiron të reagojë që në afatin kalimtar dimëror.
Arda Turan
Mesfushori nuk u largua Barcelona edhe pse klubi i tregoi hapur se nuk ka vend. Ernesto Valverde nuk e ka në plan ta këtë sezon dhe kjo tregon numrin e vogël të ndeshjeve.
Ai është i lidhur me Galatasarayn, por kontrata e tij është valide deri më 2020.
Barcelona e ka gati një marrëveshje për Yerry Minan i cili mund të kalojë për nëntë milionë euro. Lojtari mund të qëndrojë deri në fund të vitet te Palmeiras, për të ardhur pastaj në verë.
Marco Verratti mbetet objektivi kryesor i Barcelonës, edhe për këtë afat kalimtar.
Jean Michael Seri po ashtu është një lojtar që pëlqehet shumë dhe e kërkon një kalim në Camp Nou.
Pastaj vjen edhe ylli i Schalkes, Leon Goretzka, një tjetër lojtar në skadencë që mund të vijë për një çmim të ulët.
Blerja e një ylli
Coutinho mbetet në radarin e Barcelonës dhe e duan me çdo kusht yllin e Liverpoolit.
Klubi ka shprehur dëshirë që ta marr që në janar, edhe pse nuk do të ketë të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/



































