Barcelona po tenton të përforcojë mesfushën për sezonin e ri, derisa ka tashmë një shënjestër.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, skuadra katalunase po tenton të transferojë mesfushorin e Valencias, Ferran Torres.


Kampioni i La Liga-s po planifikon që të ofrojë 35 milionë euro për shërbimet e 20-vjeçarit.

ferran torres valencia 2019 20 bhhtgqddualy1oe3g85ugscf8

Torres po kalon nëpër një formë fantastike në këtë sezon dhe Blaugranasit nuk duan të lëshojnë rastin për transferimin e tij.

Barcelona pritet të largojë Ivan Rakiticin dhe Arturo Vidalin me të përfunduar ky edicion, e që do të ketë hapësirë për të transferuar një tjetër mesfushor.

Torres ka kontratë me Valencian deri në vitin 2021, andaj mund të ndodhë largimi i tij para se t’i përfundojë marrëveshja. /Telegrafi/

telegrafi sport app