Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër të Pep Guardiolas
Barcelona vazhdon formën mbresëlënëse në shtëpi nën drejtimin e Hansi Flick, duke iu afruar një rekordi historik në La Liga që mbahet nga Pep Guardiola.
Skuadra katalunase mposhti Sevillan me rezultat bindës 5-2 në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit spanjoll. Kjo fitore bëri që Barcelona ta zgjasë serinë e fitoreve në shtëpi në kampionat në 14 ndeshje radhazi.
Nën drejtimin e trajnerit gjerman, blaugranët kanë qenë pothuajse të papërmbajtshëm në stadiumin e tyre, duke dominuar kundërshtarët dhe duke mbajtur një ritëm të lartë rezultatesh.

Me këtë seri, Flick është ngjitur në vendin e dytë për shekullin e 21-të sa i përket fitoreve radhazi në shtëpi në La Liga, duke barazuar arritjen që kishte regjistruar Ernesto Valverde me Barcelonën në vitin 2019.
Rekordi absolut mbetet ende në duart e Pep Guardiolës. Gjatë sezonit 2010/11, Barcelona e drejtuar nga trajneri katalanas arriti të fitojë 15 ndeshje radhazi në shtëpi në La Liga, një shifër që tani Flick është vetëm një hap larg ta barazojë./Telegrafi/




























