LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e do Griezmannin para Kupës së Botës, francezi pranon ulje page por me bonuse të larta

Barcelona e do Griezmannin para Kupës së Botës, francezi pranon ulje page por me bonuse të larta
Antoine Griezmann - Philippe Coutinho (Getty Images)

Barcelona njoftohet se ka dy  ide në lidhje me ndjekjen e planifikuar të yllit Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

E ardhmja e yllit francez të Atleticos mbetet ende pezull, me presidentin e klubit spanjoll që dëshiron ta mbaj, por me shumë klube tjera të interesuara për të.

Gjiganti spanjoll, Barcelona mendohet të jetë e para në listën e skuadrave që mund ta transferojnë francezin dhe Griezmanni thuhet se pëlqen këtë lëvizje në Camp Nou.


Barça planifikon tri shitje për financimin e blerjes së Griezmannit
Lexo po ashtu Barça planifikon tri shitje për financimin e blerjes së Griezmannit

Sipas një raporti konfidencial në gazetën Sport, Griezmann do të pranojë një pagë të ulët, por me bonuse më të larta në mënyrë që faturat e pagave të Barçës të mos luhaten.

Antoine Griezmann (Getty Images)

Për më tepër, klubi do të jetë i përgatitur të paguajë më shumë se 100 milionë euro për transferimin para Kupës së Botës dhe shmangien e çdo armiqësie me Atleticon, me të cilët kanë një histori të mirë të blerjeve dhe shitjeve me katalanasit.

Futbollisti francez kuptohet se është gati të lëviz këtë verë, pasi verën e kaluar pranoi të qëndrojë vetëm për shkak të ndalimit të transferimeve për Los Colchoneros.

Griezmann: E ardhmja ime vendoset para Kampionatit Botëror
Lexo po ashtu Griezmann: E ardhmja ime vendoset para Kampionatit Botëror

Megjithëse Barça duket se po lëviz në drejtim të transferimit, mbetet për t’u parë nëse 27-vjeçari do të përshtatet në Camp Nou.

Kjo pasi Blaugranët shpenzuan mbi 200 milionë euro për të shtuar Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen në arsenalin e tyre sulmues, por ende nuk kanë bindur. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Boks
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Premier League
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Kalo në kategori