LAJMI I FUNDIT:

BarCamp Prishtina po shënon edicionin e saj jubilar të 50-të

BarCamp Prishtina po shënon edicionin e saj jubilar të 50-të

BarCamp Prishtina po rikthehet për të festuar edicionin e saj të #50 – Golden Edition!

Që nga viti 2011, shumë tema janë diskutuar dhe shumë personazhe e personalitete kanë prezantuar sukseset dhe sfidat e procesit të tyre akademik e profesional në skenen jo-formale të BarCamp Prishtina. Të rinjë dhe qytetarë në përgjithësi kanë mbushur hapsirat për të dëgjuar dhe për tu inspiruar nga folësit tanë ndër vite dhe për të shkëmbyer ide e përvoja me njëri tjetrin.


Katër folës nga edicionet e kaluara po rikthehen prap në skenën e BarCamp-it për të shënuar këtë edicion të artë. Prezent do të jenë folës që thyen rregullat e politikës, ngjitën malet më të larta në botë, sollën revolicion për edukimin jo-formal, dhe ndryshuan historinë e politikës Kosovare.

Konferenca jo-formale BarCamp, e mundëson prezantimin e ideve, inovacioneve dhe diskutimet e hapura rreth çështjeve me tema të ndryshme duke sjellë tema te reja për çdo edicion.

Ky edicion jubilar i BarCamp Prishtina do të mbahet më 7 nëntor duke filluar nga ora 17:30 në Teatrin ODA në Prishtinë, ndërsa regjistrimet fillojnë nga ora 17:00.