Gjysmëfinalja e parë në Kupën e Mbretit mes Barcelonë dhe Real Madridit në Camp Nou përfundoi me rezultat 1-1.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për gol, por ishin katalunasit që kontrolluan më shumë lojën duke mbajtur topin.


Los Blancos kaluan në epërsi në minutën e gjashtë pasi Lucas Vazquez shënoi nga afër pas asistimit nga Karim Benzema.

Lucas (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim ishte Barça skuadra që kërkoi golin, por Ivan Rakitic (32') dhe Luis Suarez (35') nuk arritën të tundin rrjetën e portës së Keylor Navas.

Goli i barazimit u shënua nga Malcom në minutën e 57-të, braziliani shënoi bukur në zonën e rreptësisë.

Malcom Skuadra e Barcelonës pas golit të Malcom (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e kthimit luhet në Santiago Bernabeu më 27 shkurt.

Fituesi me rezultat përfundimtar nga dy ndeshje do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes Real Betis-Valencia. /Telegrafi/

telegrafi sport app