Barca me fitore rutinë, eliminon Unitedin dhe vazhdon në gjysmëfinale

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Manchester Unitedin edhe në ndeshjen kthyese çerekfinale që u zhvillua të martën mbrëma në Camp Nou.
Blaugranët fituan me rezultat 1-0 në Old Trafford, ndërsa pas triumfit në takimin e dytë (3-0), ata vazhduan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 4-0.
Në minutën e parë të sfidës, Marcus Rashford doli në rast, mirëpo nuk arriti të tregohej i saktë. Në vazhdim, gjyqtari Felix Brych akordoi penallti për Blaugranët, mirëpo pas konsultimit me VAR-in e shfuqizoi vendimin e tij.

Dhe më pas doli në skenë numri 10 i vendasve. Superylli argjentinas shënoi një gol të bukur me një goditje nga jashtë zonës (16').
Vetëm disa minuta më pas (20'), Leo Messi e shënoi edhe golin e dytë, kjo falë edhe gabimit nga portieri David de Gea, i cili nuk ishte i sigurtë në intervenimin e tij.

Në gjysmën e dytë, katalunasit e gjetën sërish rrjetën. Jordi Alba asistoi te Philippe Coutinho, i cili e shënoi golin e tretë për skuadrën nikoqirë.
Në gjysmëfinale, Barcelona e pret fituesin e duelit ndërmjet Liverpoolit dhe Portos. /Telegrafi/
https://twitter.com/FOOTBALLNEWS022/status/1118235795951734784
https://www.dailymotion.com/video/x75y1nh




















































