Barca favorite ndaj Ceutas në Kupën e Mbretit – formacionet bazë

Barcelona është mysafire e AD Ceuta FC në fazën e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit.
Katalunasit janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale të Copa del Rey, duke qenë se kundërshtari i tyre bën gara në ligën e tretë të sistemit të futbollit spanjoll (1ª RFEF – Group 1).
Trajnerët Jose Juan Romero dhe Xavi Hernandez i kanë zgjedhur lojtarët që do ta nisin sfidën nga minuta e parë.
Formacioni startues i Ceuta: Mejias; David, Alain, Robin, Juan Gutierrez; Alberto Reina, Aisar, Gonzalez, Adri Cuevas; Jota, Rodrigo.
Formacioni startues i Barcelonës: Inaki Pena; Bellerin, Eric, Marcos Alonso, Jordi Alba; Sergi Roberto, Kessie, Pablo Torre; Raphinha, Lewandowski, Ferran Torres.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































