Peshqit barbunj kanë një të veçantë. Ata kanë një ngjyrë të kuqërremtë, kokë të stërzgjatur. Zakonisht janë peshq të vegjël mishi i të cilëve është mjaft i shijshëm dhe pothuajse nuk ka luspa. Gatuhen në disa mënyra.
Përbërësit:
* 12 copë barbunj të vegjël
* 1/2 filxhan çaji vaj
* 5 kokrra mesatare domate
* 3 kokrra qepë të mëdha
* 2 gota e gjysmë lëng peshku
* 1 limon
* majdanoz i grirë
* 1 lugë gjelle miell
* kripë e piper
Gatimi:
Pastrohen peshqit, lahen e kullohen. Vihet vaj në tigan e pasi të nxehet mirë, skuqen të kaluar në miell nga të dyja anët 2-3 minuta nga njëra anë dhe pastaj nga ana tjetër (peshku duhet të marrë vetëm ngjyrë dhe jo të piqet plotësisht).
Pas skuqjes u hidhet kripë e piper e radhiten në tavë, të cilën e kemi lyer më parë me vaj. Lihen në anë të sobës e jo në zjarr.
Në një enë tjetër hidhet vaji me të cilin u skuqën peshqit, por pasi është kulluar mirë shtohen qepët e prera hollë, të cilat skuqen lehtë, hidhen domatet e qëruara nga cipa e të prera në kubikë të vegjël. Lihet kjo masë të ziejë në zjarr të ngadaltë pa i vënë kapak rreth 30 minuta, duke patur kujdes që herë pas here ena të tundet që të mos digjet qepa (nuk rekomandohet përzierja me lugë).
Më vonë hidhet lëng peshku ose ujë dhe lihet të përfundojë zierja deri dhe 20 minuta.
Salca e përgatitur, u hidhet përsipër peshqve që të mbulohen plotësisht. Vihet tava në furrë 10-15 minuta që të piqet.
Pas pjekjes spërkatet me lëng limoni dhe me majdanoz të grirë hollë.
Peshqit barbunj për t’u gatuar si më sipër duhet të jenë rreth 200-250 g për një racion. Po të jenë më të vogla, ato bëhen të skuqura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi