Filmi “Barbie” dominoi në shitjen e biletave për fundjavën e tretë radhazi në kinematë e Amerikës së Veriut, duke e shtyrë vlerën globale të filmit të kapërcejë shifrën e një miliard dollarëve, për herë të parë në histori për një regjisore femër solo, tha të dielën vëzhguesi i industrisë Exhibitor Relations.
Filmi me regji nga Greta Gerwig ka hyrë në një entuziazëm kulturor: jo vetëm që bëri histori duke arritur fitimet miliarda dollarëshe në arkën e fitimeve, por gjithashtu e bëri këtë më shpejt se çdo film – përfshirë ata që janë bërë nga regjisorë meshkuj – në Warner Bros. “Një histori 100-vjeçare”, thanë drejtuesit atje.
Filmi, i cili më parë shënoi debutimin më të madh të vitit “ka rrëmbyer imagjinatën e shikuesve të filmave në mbarë botën dhe rezultatet janë tepër mbresëlënëse”, tha analisti Paul Dergarabedian i Comscore, shkruan DailyMail.
Me aktoren Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike Barbie dhe Ryan Gosling në rolin e të dashurit të saj, Ken, filmi fitoi 53 milionë dollarë (48.2 milionë euro) të parashikuar për periudhën e premte deri të dielën, për një total prej 459 milionë dollarësh (418 milionë euro) në vend dhe 1.03 miliardë dollarë (938 milionë euro) në mbarë botën.
Skenari i bashkë-shkruar nga Gerwig dhe partneri i saj Noah Baumbach, flet për Barbien teksa ajo lufton me tokën e saj të fantazisë të suvatuar me ngjyrë rozë, e udhëhequr nga një grua, duke u infektuar me probleme të botës reale, në një koment komik të vetëdijshëm mbi kulturën dekada të vjetra të kukullave.
Një kast mbështetës duke përfshirë aktorët: Will Ferrell, Kate McKinnon dhe America Ferrera i shtojnë edhe më shumë fuqinë yjeve filmit, ndërsa kolona zanore dhe temat muzikore të tij përfshijnë këngë të reja nga kryesuesit e top-listave si: Dua Lipa, Lizzo dhe Nicki Minaj.
“Barbie” është vetëm filmi i gjashtë që tejkalon shifrën e një miliard dollarëve fitimi që nga pandemia COVID-19, sipas Variety.
Në vendin e tretë u rendit filmi “Oppenheimer” i Universal, drama e errët historike, debutimi i të cilit në të njëjtën javë me “Barbie” ndezi trendin masiv të quajtur “Barbenheimer” në rrjetet sociale.
“Oppenheimer” bëhet filmi më fitimprurës i tematikës së Luftës së Dytë Botërore.
Ai u la në vend në tretë nga publikimi më i fundit i Warner Bros, “Meg 2: The Trench”, një vazhdim aksioni në të cilin Jason Statham përpiqet t’i mbijetojë sulmeve nga peshkaqenë gjigantë prehistorikë.
“Meg 2” fitoi 30 milionë dollarë (27.3 milionë euro) për fundjavën, ndërsa “Oppenheimer” i Christopher Nolan fitoi 28.7 milionë dollarë (26.1 milionë euro) për të çuar totalin e tij global në 552 milionë dollarë.
Ky total e bëri historinë e krijimit të bombës atomike filmin më fitimprurës të të gjitha kohërave me tematikë të Luftës së Dytë Botërore, përpara “Dunkirk” të vetë Nolanit (527 milionë dollarë/480 milionë euro) dhe “Saving Private Ryan” të Steven Spielberg (482 milionë dollarë/439 milionë euro).
Në përgjithësi, ishte një fundjavë e jashtëzakonshme për Hollywoodin, me katër filmat më të mirë që të gjithë fitojnë nga 28 milionë dollarë (25.5 milionë euro) ose më shumë — edhe pse industria e filmit po përballet me një grevë historike të skenaristëve dhe aktorëve.
Jo vetëm që filmat kryesorë iu afruan dyfishimit të totalit nga e njëjta fundjavë e vitit të kaluar, ata tejkaluan fundjavën përkatëse para pandemisë në vitin 2019, thanë analistët.
Siç mund të ketë thënë Ken – në një rresht që thuhet se është reklamuar nga Gosling në “Barbie” – fundjava ishte “Sublime!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka – të ftoj unë në krevat se për tjetër send s’je ti

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët