Barazojnë Prishtina dhe Partizani

Golat janë shënuar në pjesëlojën e dytë. Gjysmëloja e parë ka kaluar më shumë në shenjë të Prishtinës me disa gjysmëraste, deri sa Partizani vetëm në dy kthime me gjuajtje nga distanca është shfaqur e rrezikshme, njofton Tribuna.
Në minutën e 52-të të ndeshjes, Renato Hyshmeri shënoi për skuadrën e “kuqe”, e cila në radhët e veta kishte katër ish-futbollistë të Prishtinës: Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Behar Maliqi e Mentor Mazrekaj. Ky i fundit tek skuadra shqiptare ka luajtur në qendër të mesfushës organizator, ndryshe nga ditët kur te Prishtina luante në krahun e majtë.
Ekipi vendas ia doli të barazojë shifrat në minutën 65-të, me golin e shënuar nga Gentrit Begolli, i cili ka qenë në formë të mirë në fazën përgatitore. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/08/2013



















































