Meridian Express së bashku me konsumatorët e saj tash e gjashtë vjet me radhë përmes kampanjës “Barazo Faturën” kanë përkrahur fëmijët e SOS Fshatit në Kosovë.
Edhe këtë vit, kjo kampanjë po fillon në muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e solidaritetit, për të synuar krijimin e klimës së dashurisë ndërnjerëzore, mëshirës dhe vetëdijes për t’i ndihmuar të tjerët.
Si mund të kontriboni ju në ndihmë të fëmijëve të SOS Fshatit?
Pas çdo blerje që ju bëni në Meridian Express, keni mundësi të barazoni faturën, duke dhuruar shumën e mbetur për SOS Fshatin. Nëse fatura është 4.97 euro, atëherë duke paguar 5 euro, ju dhuroni tre centë për fëmijët e SOS Fshatit. Për të treguar transparencën e kampanjës, secila shumë e dhuruar figuron në formë të produktit në kuponin fiskal.
Vitin e kaluar Meridian Express së bashku me konsumatorët e saj kanë mbledhur 4,941.20 € për të mbështetur fëmijët e SOS Fshatit, e kësaj radhe aspiron që të arrijnë të mbledhin më shumë fonde edhe për shkak të situatës së pandemisë ku tani fëmijët e SOS Fshatit kanë nevojë edhe më shumë për këto mjete.
Meridian Express, duke qenë gjithmonë i angazhuar në veprimtari të tilla, njëherit ka treguar se është ndër themeluesit e Përgjegjësisë Sociale Korporative. E gjithë ky kontribut i Korporatës Meridian, u shpërblye me çmimin për filantropi koorporative në Kosovë nga FIDES në vitin 2010 dhe 2018, pastaj çmimin për përgjegjësi sociale nga CSR Kosova në vitin 2013 dhe 2018 dhe CSR Europe 2013 si dhe çmimi “Mik i Fëmijëve” nga KOMF në vitin 2019.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Sa afër jemi nga kryerja e pagesave me kriptovaluta
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel