LAJMI I FUNDIT:

Baraliu tregon afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë: Kurti t’i përgjigjet ftesës së presidentit

Baraliu tregon afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë: Kurti t’i përgjigjet ftesës së presidentit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar sot dy herë ftesë kryetarit të LVV-së, Albin Kurti për tu takuar dhe për tu konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo edhe pse Thaçi i ka dërguar ftesë, nga Lëvizja Vetëvendosje është thënë se Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidenti, pasi që ai ndodhet jashtë Prishtinës.


Lidhur me këtë çështje njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë për Telegrafin, se presidenti Hashim Thaçi ka ushtuar të drejtën e tij kushtetuese me dërgimin e ftesës për Albin Kurtin për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë.

Presidenti Thaçi i bën edhe një ftesë Kurtit, për ta mandatuar për formimin e Qeverisë (Dokument)
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi i bën edhe një ftesë Kurtit, për ta mandatuar për formimin e Qeverisë (Dokument)

Baraliu është shprehur se Albin Kurti duhet ta ketë këtë gjë prioritet dhe ti përgjigjet ftesës së presidentit Thaçi.

“Unë mendoj që është obligim kushtetues për presidentin i cili ka ushtuar obligimin e vet kushtetues në bazë të nenit 95 të Kushtetues që pas konstituimit të Kuvendit të zhvillojë konsultime me partinë fituese dhe me mandatarin potencial. Ftesa që sot është bërë është krejtësisht në frymën kushtetuese, e njëjta gjë mendoj që vlen edhe për mandatarin e ardhshëm do të duhej domosdoshmërisht të jetë prioriteti i parë nga të gjitha prioritetet që të përgjigjet dhe të konsultohet, pra ta kryej obligimin kushtetues të konsultohet me presidentin për punën e qeverisë dhe menjëherë mendoj unë që do të duhej të kthehej të vazhdojë kontaktet me LDK-në në mënyrë që të përfundohet marrëveshja, përndryshe nuk është rrumbullaksuar krijimi i institucioneve të vendit pa u votuar edhe qeveria në parlament”, ka deklaruar Baraliu.

Njohësi i Kushtetues, më tej ka treguar hapat ligjor që duhen ndjekur për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Pas konsultimeve presidenti në bazë të Kushtetues obligohet që ta bëjë mandatimin e mandatarit dhe prej atij momenti kur bëhet mandatimi, atëherë fillon të rrjedhë afati 15 ditor kushtetues për ta formuar Qeverinë. Në qoftë se brenda 15 ditëve nuk arrin që mandatari ta dorëzoj listën e deputetëve prej 61 prej tyre, atëherë rrjedh edhe një afat tjetër sipas Kushtetues 10 ditor i cili pastaj i jep mundësinë që presidenti ta mandatojë prapë të njëjtin person…ndonëse një vendim i Gjykatës Kushtetuese shkon më tutje në zgjerimin e interpretimit të nenit 95 duke i dhënë mundësinë që eventualisht një person i dytë apo i tretë të një subjekti tjetër ose një partie të tretë t’ia japë mandatin dhe në qoftë se kjo nuk bëhet edhe pas 10 ditësh pra formimi i Qeverisë, atëherë Kushtetua thotë që presidenti i shpallë zgjedhjet të cilat duhet të mbahen 40 ditë pas shpalljes së tyre”, tha Baraliu.

I pyetur se a ka gjasa që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje, duke marrë parasysh skenarin që u zhvillua dje në Kuvendin e Kosovës, ku kryeparlamentar u zgjodh Glauk Konjufca nga LVV, Baraliu tha se në rast se vendi do të ketë sërish zgjedhje atëherë kjo do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

Dështon takimi me presidentin Thaçi, Kurti nuk ndodhet në Prishtinë
Lexo po ashtu Dështon takimi me presidentin Thaçi, Kurti nuk ndodhet në Prishtinë

Ai ka deklaruar se LVV dhe LDK do të duhej të vazhdonin bisedimet dhe të arrijnë marrëveshjen, pasi që sipas tij kjo është e vetmja alternativë.

“Është një episod që ka dalë nga rrjedha normale e bisedimeve në mes dy palëve, por unë mendoj se kjo nuk do të duhej të ishte pengesë në vazhdimin e bisedave sepse vetë LDK me kryesinë e saj ka marrë vendim që ta përkrahë dje kandidatin e LVV-së për kryetar të Kuvendit, sepse është e drejtë kushtetuese e LVV-së që ta bënte këtë. Këto dy subjekte do te duhej të uleshin dhe të merreshin vesh për një marrëveshje pasi që është e vetmja alternativë, alternativa e dytë janë zgjedhjet dhe nuk janë zgjidhje, është një tjetër episod i cili do të mund t’i sillte shumë pasoja dhe dëme Kosovës pasi që zgjedhje kishim dhe elektorati është përcaktuar për ndryshimin dhe ndryshimi u është besuar këtyre dy partive”, ka thënë Baraliu për Telegrafin.

Më tej njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë se nuk do të duhej të kishte përplasje rreth pozitave ministrore, apo posteve tjera, pasi që sipas tij kjo do të ndikonte keq tek qytetarët të cilët ia besuan ndryshimin këtyre dy subjekteve në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Lufta për pozita ministrish apo ministri, nuk do të duhej të ndodhte dhe është zhgënjyes. Të dy subjektet nuk duhet të rrëshqasin në bindjen e opinionit se premtimin e tyre për ndryshim e kanë pasur më tepër për pushtet e jo për shtet”, ka thënë Baraliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori