LAJMI I FUNDIT:

Baraliu: Shpresojmë që vendimi i Gjykatës për mos pezullimin e pensioneve të veteranëve nuk është i ndikuar politikisht

Baraliu: Shpresojmë që vendimi i Gjykatës për mos pezullimin e pensioneve të veteranëve nuk është i ndikuar politikisht

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e përkohshëm të pensioneve për 19,500 veteranëve të luftës. Gjykata ka refuzuar këtë kërkesë të Prokurorisë Speciale, deri në përfundimin e procedurës penale.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Hysni Gucati, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se ky vendim është mirëpritur nga ana e tyre.


Gucati theksoi se i bëjnë thirrje Gjykatës t’i shkojë deri në fund procesit të hetimit për veteranët e rrejshëm.

“Vendimi është i mirëpritur nga ana jonë. Në mesin e atyre 19 mijë veteranëve ka shumë ushtarë të mirë, ka djem të mirë. Ne i bëjmë thirrje Gjykatës dhe Prokurorisë që ta dërgojë deri në fund procesin, t’i ftoj të gjithë tek ata në të cilët dyshon dhe t’i dërgoj në bankën e të akuzuarve, aty ku ka dyshime. Ne besojmë se ka veteranë të rrejshëm, dhe për këtë e përkrahim Prokurorinë Speciale që të dërgoj deri në fund procesin”, ka thënë ai.

Profesori Mazllum Baraliu ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore duhet respektuar nga të gjithë.

Baraliu në një prononcim për Telegrafin tha se shpreson që ky vendim i Gjykatës Themelore të mos jetë i ndikuar politikisht.

“Prokuroria është organ i ndjekjes dhe mund të jap propozime varësisht nga çështja specifike, në këtë rast juridike penale. Mirëpo gjykata është ajo që merr vendime meritore dhe vendimet e saj duhet të respektohen. Është vendim i Gjykatës Themelore, le të shpresojmë që është vendim objektiv dhe i pandikuar politikisht. Përndryshe nëse ka prova Prokuroria që shumë raste të veteranëve janë vërtetuar gjatë procedurave hetimore dhe si të tilla janë diskutabile, apo të dyshimta në kuptimin e pranisë, meritës, plotësimit të kritereve të parapara për të qenë veteran, dhe për t’iu pranuar e drejta, atëherë është çështje që do të duhej shikuar se ky sistem deri kur do të zgjas kështu me këtë avaz të vjetër, do të thotë që të jetë i ndikuar nga jashtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë duhet të shërohet nga ndikimi i jashtëm.

“Kjo nuk është e mira as e sistemit, as e Kosovës dhe as e çështjes, sepse nëse ka të tilla raste, ka interferime, ka raste që nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore dhe janë shpallur si veteran, dhe janë paguar, atëherë do të duhej që ky sistem të shërohet njëherë e mirë, aq më tepër tani kur gjithë faktori ndërkombëtarë, dhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve mike po tërheqin publikisht vërejtjen, se këto institucione të vendit duhet të kurohen në kuptimin e vetëdijësimit dhe të veprimit të përgjegjshëm,e jo me ndikim politik”, ka theksuar ai.

Baraliu shtoi se interferimi nga jashtë i politikës që të ndikohen vendimet e prokurorisë ose të gjykatave kompetente nuk i bënë nder vendit.

“Është brengosëse kur avazi po vazhdon edhe përkundër vërejtjeve më të sinqerta dhe korrekte të vendeve mike dhe përfaqësuesve të tyre diplomatik, se ne duhet të ndryshojmë këtë fakt, dhe këtë mënyrë të vepruarit, që të mos lejojmë që pa meritë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, njerëzit të marrin beneficione të ndryshme që nuk i meritojnë. Ashtu siç ishte deklarata e qartë e ambasadorit zviceran me rastin e inaugurimit të ujësjellësit në disa fshatra të Skënderajt. Ose ngjashëm me të, që u solidarizuan ambasadori i Britanisë së Madhe, ai i Gjermanisë, ShBA-së dhe shteteve tjera. Andaj interferimi nga jashtë i politikës që të ndikohen vendimet e prokurorisë ose të gjykatave kompetente nuk i bënë nder këtij vendi”, ka deklaruar ai.

Ndërsa në seancën e dytë gjyqësore ndaj komandantëve të UÇK-së në rastin e “fryrjes së listave të veteranëve”, dy nga 12 të akuzuarit me datën 14 mars, nuk kishin qenë të pranishëm.

Një nga të akuzuarit, dikur edhe anëtar i komisionit, Xhavit Jashari ka thënë se këto aktakuza nuk përkojnë me të, por me zinxhirin komandues.

“Sot isha në seancë, për shkak se kam munguar në seancën e kaluar, për shkak se kam qenë në një udhëtim jashtë vendit. Ato qëndrime që i kam pasur, nuk është diçka e re. Kjo ka qenë vetëm seancë fillestare, tash na njoftojnë për seancat e radhës. Ne i hodhëm poshtë aktakuzat, nuk përkojnë me neve, sepse verifikimin e kanë bërë zinxhiri komandues. Dhe ata e dinë më së miri se kush ka qenë veteranë”, ka theksuar ai.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Dymbëdhjetë të pandehurit janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori