LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë

Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë

Banorët e Unazës së Re në kryeqytet janë përplasur me forcat e policisë në rrugën përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, të cilët tentuan të kalonin kordonin e tyre.

Ata kërkojnë të kalojnë për të shkuar drejt Parlamentit ku zhvillohet protesta e opozitës.


Por, forcat e policisë ishin vendosur në rrugën hyrëse të pedonales për të mos lejuar kalimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.

Policia rrethon Kuvendin e Shqipërisë
Lexo po ashtu Policia rrethon Kuvendin e Shqipërisë

Së bashku me banorët e Unazës së Re që tentuan të kalonin kordonin e policisë, është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. /tvklan.al/