LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Shipitullës dhe Hades, ultimatum Qeverisë (Video)

Banorët e Shipitullës dhe Hades, ultimatum Qeverisë (Video)

Ka më shumë se 9 muaj që Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për shpronësimin e tokave në fshatin Hade dhe Shipitullë të Obilqit.

Marrëveshja e banorëve me Haradinajn, parashihte edhe punësimin e të rinjve të kësaj ane në minierat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Pasi punësimi i banorëve ende nuk ka nisur, ata kanë bërë veprime të reja, që mund t’i kushtojnë më shumë para buxhetit të shtetit.


Ata kanë hapur numër të madh të bunarëve, e krejt këtë po thonë se po e bëjnë pasi gjithmonë kanë punuar tokat e tyre.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2218471374846272/

Përfaqësuesi i këtyre banorëve, Azem Mjeku deklaroi për RTV Dukagjinin se ndaj tyre u bënë shumë padrejtësi.

“Asnjërit prej këtyre banorëve që u kanë marrë tokat, nuk janë punësuar. Ka pasur disa me shkolla të larta apo inxhinierë që janë punësuar, diku rreth njëzetë, por nga ky vend asnjë”, tha Azem Mjeku, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi, tha se asnjë investim i këtyre banorëve i kryer pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk do të kompensohet.

“Banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë kanë një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës dhe ajo do të mbetet në fuqi. Të gjitha investimet që janë bërë nga banorët në këto toka nuk do të rrisin aspak vlerën e tokës sado që mund të jenë të kushtueshme”, thuhet në përgjigjen e zëvendësministrit Matoshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Lajme
Rrëzimi i mocionit nga Specialja, Krasniqi: Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë

Rrëzimi i mocionit nga Specialja, Krasniqi: Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë

Lajme
Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Lajme
Dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Policia thotë se aksioni po zhvillohet në tri komuna

Dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Policia thotë se aksioni po zhvillohet në tri komuna

Drejtësi
Prokuroria deklarohet për bastisjet në disa agjenci shtetërore

Prokuroria deklarohet për bastisjet në disa agjenci shtetërore

Drejtësi
Zbardhet vrasja e 23-vjeçarit, policia: E ekzekutuan pasi u prishën pazaret e drogës

Zbardhet vrasja e 23-vjeçarit, policia: E ekzekutuan pasi u prishën pazaret e drogës

Lajme
Kalo në kategori