Banorët e fshatit kufitar Jazhincë nuk kanë shërbime mjekësore, nuk funksionon as ambulanca
“Kanë kaluar shumë ministra të shëndetësisë, të cilët, kanë premtuar për banorët e fshatit Jazhincë hapjen e kësaj ambulante. Madje gjatë periudhës parazgjedhore e njëjta u zbukurua duke u lyer e ndërruar dyer e dritare, megjithatë pas tyre ambulanta mbeti me derë të mbyllur kështu siç e shihni”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.
Banorët e Jazhincës për të marrë shërbimin shëndetësor, detyrohen të udhëtojnë rreth 10 kilometra deri në fshatin më të afërt apo të drejtohen në qytetin e Tetovës rreth 30 kilometra larg.
“Muhabete plot bëjnë, por çka me fol. Kur kemi nevojë shkojmë në Vratnicë, atje, por ja unë jam invalid, sikur unë ka tre persona invalid në fshat, ja ku e kemi ambulantën por asgjë. Nuk besoj se do bëhet kjo. Ka 30-40 vite kjo gjë e s’u bë”, theksoi një banor.
“Kjo ka 30 vite që e kemi ndërtuar. Dy herë e kemi rinovuar sepse është prishur, por mjek s`ka. Kur kemi hall kërkojmë urgjencën por problem për të ardhur se jemi shumë larg qytetit. Në ambulancën e Vratnicës problem se nuk punon me dy ndërrime dhe ne thjesht detyrohemi privatisht të gjejmë zgjidhje ta dërgojmë të sëmurin tek mjeku. Banor kemi mbetur pak që jemi në moshë dhe që na duhet ambulanta, por kot shpresh na kanë premtu dhe asgjë”, u shpreh një banor.
“Kur ka zgjedhje vijnë i marrin votat dhe po po do e hapim dhe ikin s’ka asgjë më”, tha një banor.
Në fshatin kufitar Jazhincë, nuk ka as mjekë privat. Një mjek që ishte më herët ka migruar në perëndim, thonë banorët. U drejtuam edhe në shtëpinë e Shëndetit në Tetovë, por nga atje na informuan se në mungesë të mjekëve konkursi hapet dhe mbyllet pa u zgjidhur çështja.
“Kemi hapur konkurs disa herë, por nuk paraqiten mjekët. Shkak për këtë është largësia dhe numri i vogël i banorëve”, thonë nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë.
Fshati Jazhincë ka rreth 150 shtëpi dhe mbi 1000 banorë të cilët përveç mungesës së ambulancës, kanë edhe probleme infrastrukturore. Në situatë të njëjtë janë edhe shumë fshatra të tjerë të malësisë së
Sharrit, të cilët gjatë sezonit të dimrit, e kanë pothuajse të pamundur vizitën të mjeku si pasojë e mungesës së transportit, por edhe kushteve të këqija për udhëtim./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City