LAJMI I FUNDIT:

Banorët e bllokut 37 në Tetovë të revoltuar në kushtet ku jetojnë

Banorët e bllokut 37 në Tetovë të revoltuar në kushtet ku jetojnë

Ndodhet në pjesën qendrore të qytetit, megjithatë, nuk ka as kushtet elementare për jetesë. Ky është blloku urban 37 që përfshinë disa rrugë, të cilat, janë në gjendje të mjerueshme. Ujërat atmosferik e gropat janë përditshmëri. Banorët thonë se prej vitesh alarmojnë komunën e Tetovës, por përveç premtimeve nuk kanë marrë asgjë. Thonë se nuk janë përfillur as pas peticionit të banorëve të vitit 2017.

“Këtu ka probleme shumë të mëdha. Kjo ka një kohë të gjatë që është kështu. Banorët kanë bë ankesa, komuna gjithnjë arsyetohet se do vijmë do e sanojmë. Këtu ka problem edhe me ujin atmosferik, shi kur bie është problem i madh, parkingjet po ashtu, problem na bëjnë edhe kazinotë”

“Problemi datën që para ca vitesh, me urbanizimin dhe ndërtesat që i bënë, i lëvruan rrugët dhe askush nuk i rregulloi. Na premtuan përgjegjësit dhe kryetarja se do bëhet kjo, por katër vite nuk u zgjidh ky problem. Që prej katër vitesh kur edhe dhamë kërkesën nënshkruam peticion 200 qytetarë dhe asgjë nuk na janë përgjigjur”

“Ja e shihni rruga është total e prishur dhe e dyta këtu është ndërtuar pa leje pra s`kemi mundësi të hyjmë në shtëpitë tona edhe pse i paguajmë shtetit komunës gjithëve, më duhet dy orë kur vij këtu që të hyj te shtëpia ime. Krejt mbeturina është rruga si e shihni vetë katastrofë”

Banorët paralajmërojnë protesta më të mëdha nëse Institucionet vazhdojnë të heshtin ndaj kërkesave të tyre.

“Ky është paralajmërimi ynë. Ne do dalim në protesta dhe pa dëgjueshmëri qytetare”

“Ne deshëm të shkojnë në rrugë ligjore, por tani do marrim edhe masa më radikale. Pjesë qendrore e qytetit një rrugë mos bëhet. Do marrim masa më radikale, do kalojmë në padëgjueshmëri qytetare”

E pyetur për ankesën e banorëve, kryetarja e Tetovës tha se do të realizohet çdo premtim që i është dhënë banorëve.

“Ne gjithsesi jemi duke punuar në shumë vende, por, aty ku kemi thënë që do i punojmë, do arrimë t`i përfundojmë gjërat siç kemi thënë”

Në këtë lagje jetojnë rreth 90 familje të cilat përveç kushteve, problem kanë edhe bllokimin e rrugës nga makina që parkohen para shtëpive të tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori