LAJMI I FUNDIT:

Bankat në Shqipëri po fitojnë më pak këtë fillim viti

Bankat në Shqipëri po fitojnë më pak këtë fillim viti

Fitimi i sektorit bankar në Shqipëri në këtë fillim viti po shfaq një tendencë në rënie.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-shkurt, sektori bankar raportoi një fitim neto në vlerën e 2.3 miliardë lekëve [18.8 milionë euro], me një rënie prej afërsisht 27 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Fitimi i sektorit bankar për dy muajt e parë të vitit është njëkohësisht më i ulëti që prej vitit 2018.

Edhe treguesi i kthimit nga kapitali ka rënë në 7.85 për qind, nga 11.59% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kthimi nga aktivet pësoi gjithashtu rënie në 0.9 për qind, nga 1.29 për qind që shënonte në fund të shkurtit të vitit 2021.

Këto të dhëna bazohen në standardet e raportimit financiar që kërkohen nga Banka e Shqipërisë për qëllime të mbikëqyrjes dhe kanë një vlerë orientuese për tendencën e performancës së sistemit.

Statistikat e të ardhurave dhe shpenzimeve nuk janë ende të detajuara në nivelin e zërave të veçantë, megjithatë rënia e fitimeve mund të jetë e lidhur me një qasje më të kujdesshme që sistemi bankar po merr kundrejt rreziqeve në rritje të lidhura me inflacionin e lartë, raporton Monitor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori