Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një konferencë virtuale mbi qasjen në financa për biznese, marrë parasysh pasiguritë e mëdha financiare të kësaj kohe.
“Gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e bankave komerciale patën mundësinë të prezantojnë ofertat dhe produktet e tyre aktuale përmes të cilave synojnë t’i ndihmojnë bizneset të përballojnë më lehtë krizën e shkaktuar si pasojë e masave kufizuese për parandalim të pandemisë COVID-19, por edhe të lehtësojnë qasjen në financa për ndërmarrjet që mund të kenë nevojë për investime të reja pas përfundimit të pandemisë”, thuhet në njoftimin për media.
Milazim Abazi, kryesues i Komitetit të Financave të Odës Ekonomike Amerikane, duke folur mbi problemet e shumta të bizneseve në këtë kohë, me theks të veçantë tek ato me likuiditet, theksoi se për sektorin privat është jetike të ofrohet mbështetje shtesë nga ana e bankave komerciale përtej masave të dakorduara në bashkëpunim me Bankën Qendrore për shtyrje të kësteve.
Sipas Abazit, në harmoni me mundësitë e bankave, bizneset në vend kanë nevojë për qasje më të lehtë në financa, ashtu që të vazhdojnë operimin e tyre në mënyrë normale.
Adonis Bllacaku, kryesues i departamentit të biznesit në Bankën për Biznes, theksoi se kjo bankë ka krijuar pako specifike për të lehtësuar qasjen në financa për mikrobiznese, grup ky i cili është në fokus për mbështetje nga ana e kësaj banke. Ai tha se me synim për të vazhduar përkrahjen ndaj bizneseve, BPB ka aprovuar limite të reja deri në 30% të limitit të zakonshëm për klientët ekzistues, duke u mundësuar kështu ndërmarrjeve qasje në fonde shtesë për zhvillim të veprimtarive dhe rifillim të aktiviteteve të tyre.
Sipas Bllacakut, kjo përqindje e fondeve shtesë nuk ka qenë përfundimtare dhe banka është e hapur ndaj mundësive të tjera, ndërsa rekomandimet specifike nga bizneset janë shumë të mirëseardhura për zhvillim të mëtutjeshëm të produkteve.
Lulzim Tahiri, menaxher i departamentit për bankim të NVM-ve në bankën TEB, tha se edhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur ndërprerje të proceseve të kreditimit brenda bankës, derisa janë ofruar edhe shtesa në linjat kreditore të klientëve ekzistues të bankës TEB.
Tahiri u shpreh se si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, banka TEB përtej shtyrjes së kredive ka ndarë edhe fonde të veçanta për kredi të dedikuara në mbështetje të bizneseve për mbulim të pagave dhe kostove të tjera operacionale, si dhe për furnizim varësisht nga lloji i biznesit. Sipas Tahirit, të gjitha masat mbështetëse janë marrë në përputhje me rekomandimet e Bankës Qëndrore të Kosovës.
Armend Haxhiu, kryesues i departamentit të biznesit në ProCredit Bank, potencoi se as kjo bankë nuk i ka ndaluar proceset e kreditimit, derisa ka ofruar shtyrje të pagesave të kredive për klientët në vështirësi financiare konform me rekomandimet e BQK-së. Haxhiu po ashtu tha se si rrjedhojë e vështirësive të ndryshme të krijuara nga pandemia, ProCredit ka lidhur marrëveshje me institucione financiare ndërkombëtare, të cilët kanë ofruar linja kreditore për mbështetje të mëtutjeshme të bizneseve kosovare. Ai theksoi se banka ProCredit në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka krijuar një ofertë për të mbështetur investimin në platforma elektronike, në mënyrë për të lehtësuar zhvillimin e shitjeve online, i cili është dëshmuar të jetë shumë i nevojshëm sidomos gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert