LAJMI I FUNDIT:

Bankat britanike kanë shpëlarë para ruse

Bankat britanike kanë shpëlarë para ruse

Britania e Madhe ka bërë të ditur të martën se do të bëjë çmos që të ndjekë secilin që keqpërdorë sistemin e saj financiar, duke premtuar se rregullatorët do të verifikojnë pohimet e mediave se bankat londineze kanë marrë pjesë në skemën globale të shpëlarjes së parave, njofton agjencia Reuters.

Gazeta “Guardian” ka shkruar dje se përmes disa bankave në Britani të Madhe janë transferuar pothuajse 740 milionë dollarë në kuadër të operacioneve ilegale të shpëlarjes së disa miliardave dollarë të parasë ruse. /Telegrafi/