LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore: Kemi koordinuar veprimet me bankat komerciale për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës

Banka Qendrore: Kemi koordinuar veprimet me bankat komerciale për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe zëvendësguvernatori Sokol Havolli kanë mbajtur një takim virtual me drejtuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe përfaqësuesit e bankave komerciale në vend.

Temë e diskutimit ishte gjendja aktuale në sektorin bankar dhe kontributi i këtij sektori në tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, sidomos pas masave të reja.


Mehmeti tha se BQK-ja është e angazhuar në krijimin e të gjitha mundësive për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, por në të njëjtën kohë të mbajë stabil dhe likuid sektorin bankar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bankave shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në përkrahjen e ekonomisë së vendit, që pavarësisht se prioritet i vendit mbetet ruajtja e shëndetit publik, një rëndësi të madhe ka edhe ruajtja e shëndetit të ekonomisë. /Telegrafi/