LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore e Turqisë rrit normat e interesit në 40%

Banka Qendrore e Turqisë rrit normat e interesit në 40%

Banka qendrore e Turqisë ka rritur normën e saj kryesore të interesit në 40% si pjesë e një fushate të bashkërenduar për të luftuar inflacionin në rritje në vend.

Rritja, nga norma e mëparshme prej 35%, ishte shumë më e madhe se sa pritej, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Por banka qendrore e Turqisë sugjeroi se normat po i afroheshin nivelit të kërkuar për të filluar uljen e inflacionit.

Inflacioni – i cili mat normën e rritjes së çmimeve – arriti në 61.36% në tetor dhe parashikohet të rritet më tej dhe të arrijë kulmin në maj të vitit të ardhshëm në rreth 70 deri në 75%.

Ndërsa bankat qendrore globalisht kanë rritur normat e interesit në një përpjekje për të ngadalësuar rritjen e çmimeve, presidenti Rexhep Tajip Erdogan i kishte rezistuar më parë një gjëje të tillë, duke argumentuar se normat më të larta do të shkaktonin rritje të çmimeve.

Megjithatë, që nga rizgjedhja e tij në maj, qëndrimi i tij ka ndryshuar. /Telegrafi/