LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore e Kosovës ka pranuar mbi 1,800 ankesa gjatë vitit 2020, vetëm 29 për qind janë në favor të klientëve

Banka Qendrore e Kosovës ka pranuar mbi 1,800 ankesa gjatë vitit 2020, vetëm 29 për qind janë në favor të klientëve

Banka Qendrore e Kosovës gjatë vitit 2020 ka pranuar 1,846 ankesa për të gjitha produktet e sistemit financiar.

Kështu ka pohuar në një intervistë për Telegrafin, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli.


Sipas Havollit, 29 për qind e ankesave janë përmbyllur në favor të klientëve.

“Gjatë viti të kaluar, Banka Qendrore e Kosovës e ka pasur një volum të lartë të ankesave prej shfrytëzuesve të produkteve në sektorin financiar dhe për atë BQK vite më parë, ka themeluar divizionin që merret me trajtimin e ankesave të klientëve. Për vitin e kaluar, për të gjitha produktet e sistemit financiar në BQK janë deponuar 1,846 ankesa, ku prej tyre 1,048 kanë qenë për produktet e sistemit bankar, 376 për institucionet financiare jo-bankare e ato mikrofinanciare dhe 409 kanë qenë për kompanitë e sigurimeve. 29 për qind e ankesave për sektorin bankar janë përmbyllur në favor të klientëve, ndërsa pjesa tjetër sipas vlerësimit të BQK-së kanë qenë në favor të institucionit”, tha ai.

Havolli: Shtyhen 735 milionë euro kredi dhe riprogramohen 367 milionë euro prej tyre gjatë pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Havolli: Shtyhen 735 milionë euro kredi dhe riprogramohen 367 milionë euro prej tyre gjatë pandemisë COVID-19

Po ashtu, sipas zëvendësguvernatorit të BQK-së rënia ekonomike për vitin 2020 pritet të jetë 5.2 për qind.

“Të dhënat të Agjencisë së Statistikave të Kosovës sugjerojnë se rënia mund të jetë pak më e vogël se 7.2 për qind, ku aktualisht e kemi pozicionin që rënia ekonomike mund të jetë 5.2 për qind për vitin 2020. Për të dhënë parashikimet për vitin 2021, pritjet e Bankë Qendrore në krahasim me vitin e kaluar janë se, aktiviteti ekonomik do të duhej të jetë më pozitiv, sepse nuk kemi arsye të mendojmë se do të vazhdoj recesioni edhe për këtë vit”, ka thënë Havolli.

Ai ka shtuar se, përkundër pandemisë COVID-19 ka pasur rritje të dhënies së kredive për mbi 200 milionë euro më shumë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Elfije Boletini
Kalo në kategori