LAJMI I FUNDIT:

Banka Morgan Stanley mbyll 1,500 vende të punës, pritet të kursej 200 milionë dollarë

Banka Morgan Stanley mbyll 1,500 vende të punës, pritet të kursej 200 milionë dollarë

Banka investive Morgan Stanley pritet të shkurtoj rreth 1,500 vende pune për shkak të shqetësimeve për pasigurinë ekonomike në të gjithë botën.

Shkurtimet e vendeve të punës përfaqësojnë më shumë se 2 për qind të fuqisë punëtore të bankës, e cila në fund të muajit shtator arriti në 60,532 punëtorë, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër, banka po planifikon të fitojë rreth 150 deri në 200 milionë dollarë nga shkurtimi i personelit dhe kjo lëvizje vjen në kohën kur kompanitë në të gjithë botën po përpiqen të ulin shpenzimet për të kompensuar mjedisin sfidues të normave të ulëta të interesit, rritjes së ngadaltë ekonomike dhe paqëndrueshmërisë në tregjet financiare.


Disa banka të tjera evropiane gjithashtu kanë reduktuar vendet e punës si një përpjekje për të ulur edhe më tej kostot e tyre operative. Në muajin korrik, Deutsche Bank filloi një aksion rrënjësor që synon të zvogëlojë fuqinë punëtore me plot 18 mijë më pak dhe në përgjithësi një frymë e tillë ka goditur në tërësi sektorin bankar kudo në botë.

Frika e recesionit është lehtësuar disi javët e fundit dhe shenjat tregojnë se ekonomia amerikane po qëndron rezistente ndaj luftës tregtare SHBA-Kinë. Kështu megjithëse industria prodhuese e Amerikës është në rënie, pjesa tjetër e ekonomisë vazhdon të rritet. 266 mijë vende pune u shtuan vetëm në muajin nëntor, ndërsa shkalla e papunësisë u ul në 3.5 për qind, vlera më e ulët në gati 50 vitet e fundit.

Megjithatë numri i vendeve të punës në Wall Street dhe industrinë bankare pritet të bjerë fuqishëm në vazhdim, kur vetëm brenda dekadës së ardhshme mendohet se do të arrijë në 200 mijë vende pune më pak. Shtesat e reja në tregun e punës mund të rregullojnë disi raportet dhe e bëjnë ekonominë më pak të ndjeshme, por pavarësisht kësaj, punëtorët që kanë humbur punën në sektorin bankar përbëjnë numrin më të lartë total regjistruar ndonjëherë në histori. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori